Wilder zbulon detaje interesante lidhur me revanshin me Fury

Revanshi mes Tyson Fury dhe Deontay Wilder është dueli që të gjithë adhuruesit e boksit po e presin të konfirmohet.

Sport

20/09/2019 23:44

Dyshja ishin përballur fillimisht në dhjetorin e vitit të kaluar, duke u ndarë baras, në një duel që ishte më shumë sesa spektakolarë.

Revanshi mes dy boksierëve mund të shtyhet për pak kohë, por krejt kjo është ide e Fury, insiston Wilder.

Duke folur për çështjen nëse do të boksonte kundër fituesit të Joshua – Ruiz, para Fury, Wilder ka dhënë një përgjigje mjaft interesante.

“Do ta bëja këtë, por nuk do ta lus askënd për të bërë diçka. Unë jam një luftëtar. Jam mbreti. Nëse dikush dëshiron të mposhtet në ring, ashtu le të jetë” ka thënë Wilder, transmeton lajmi.net.

“Unë i dhashë një mundësi dhe do t’i jap përsëri atë që kërkoi. Por, ai kishte thënë “Pse nuk lufton me Joshua, pastaj luftojmë për titujt e unifikuar” ka zbuluar tutje amerikani fjalët e Fury.

Kështu, me këto fjalë të zbuluara, ekziston mundësia që fituesi i Joshua – Ruiz të përballet me Wilder për unifikimin e titujve.

Wilder fillimisht pritet të luftojë me Luis Ortiz, ku do të mbrojë titullin e tij të WBC. Dueli pritet të zhvillohet në fundvit. /Lajmi.net/