Wilder zbulon arsyen pse nuk nënshkroi kontratën milionëshe me ‘DAZN’

Boksieri amerikan, Deontay Wilder, ka zbuluar arsyen pse refuzoi ofertën milionëshe të ‘DAZN’.

Sport

18/03/2019 21:00

Kampioni i WBC në peshat super të rënda pati një ofertë marramendëse që të gjithë boksierët e ëndërrojnë, nga gjiganti televiziv, DAZN.

Së fundmi është mësuar se edhe boksieri britanik Anthony Joshua ishte kontaktuar nga po e njëjta kompani.

Por, një kontratë që do t’i sillte amerikanit fitime marramendëse, është refuzuar nga ‘bomberi i bronztë’.

“12.5 milionë dollarë janë qesharake tani, 15 milionë janë qesharake. Gjithë këto gjëra që supozohej t’i bëja, nuk i bëra, dhe shikoni tani karrierën time” ka thënë Wilder, transmeton lajmi.net.

“Unë vë bast në vetën time dhe nuk mund të gabosh me vetën. Unë pëlqej të jem agjent i lirë, dua të jem i lirë që të lëviz si dua vet, dhe do të shohim se çfarë mban e ardhmja” ka thënë tutje ai.

Wilder akoma nuk ka vendosur për kundërshtarin e radhës, pasi dështuan të aranzhojnë një revansh me Tyson Fury. /Lajmi.net/