Wilder thumbon Fury: Ai nuk di të godasë

Deontay Wilder ka lëshuar disa deklarata të zjarrta para përballjes së tij kundër Tyson Furyt këtë të shtunë pas mesnate.

Sport

19/02/2020 12:41

Të dy boksierët do të ndeshën për herë dytë me njëri-tjetrin, pas meçit të parë që u nda në barazim.

Në një intervistë para kësaj super përballje, Wilder deklaroi se do ta mposhtë Furyn, pasi ky i fundit nuk di të godasë.

‘’Fury, doja ta thosha këtë edhe më herët, i ka grushtat e butë si jastek. Kjo është arsyeja se unë jam i aftë ta aplikoj presionin mbi të’’, u shpreh 34-vjeçari për Sky Sport, transmeton lajmi.net.

‘’Fury nuk di të godasë. Grushtat e mi kur isha dy vjeçar ishin më të forte se të tij tani’’, përfundoi boksieri.

Mbrëmja e së shtunës pritet të dhurojë spektakël në ring, pasi të dy luftëtarët janë në një formë të shkëlqyeshme dhe do ta diskutojnë titullin e kampionit. /Lajmi.net/