Wilder shkarkon trajnerin që hodhi peshqirin për dorëzim ndaj Furyt
Deontay Wilder do të shkarkojë trajnerin e tij Mark Breland pasi ka mbetur i inatosur që hodhi peshqirin gjatë nokautimit nga Tyson Fury.
Sport
Gjatë raundit të shtatë, nga qoshi i ringut u hodh peshqiri për dorëzim pasi Wilder ishte rrëzuar dy herë deri atë kohë.
Por Wilder, dhe trajneri kryesor Jay Deas, folën pas humbjes se ata nuk ishin dakord me këtë veprim dhe tani pasojet mund t’i bart Breland, përcjell lajmi.net.
Në ndërkohë, bokseri amerikan ka pranuar se do ta zhvillojë edhe meçin e tretë kundër Furyt para muajit korrik, ashtu siç parashihet në kontratë. /Lajmi.net/