Wilder krahason Joshuan me Muhammad Ali

Deontay Wilder ka dhënë disa komente pozitive pozitive për Anthony Joshua.

Sport

18/11/2019 17:01

Joshua po përgatitet për revanshin me Andy Ruiz JR, me synimin që të rikthejë rripat e kampionit, pasi u befasua në duelin e parë nga meksikani.

Wilder beson se Joshua ka akoma një karrierë të gjatë në boks, dhe edhe nëse rastësisht pëson humbje ndaj Ruiz, ajo nuk do të thoshte pensionim.

‘Bomberi i bronztë’ tutje beson se Ruiz do të fitojë në revansh, por merr shembullin e Ali, duke insistuar se Joshua do kthehet tek titujt e kampionit.

“Shumë njerëz thonë se nëse ai humb, është i mbaruar. Jo, nuk është” ka thënë fillimisht Wilder, transmeton lajmi.net.

“Ai nuk ka përfunduar, kjo është në dorën e tij, sa njerëz janë rikthyer dhe kanë rimarr titujt? Shikoni Muhammad Ali” ka shtuar amerikani.

Dueli mes Joshua dhe Ruiz do të zhvillohet më 7 dhjetor, në Saudinë Arabinë. /Lajmi.net/