Wilder kërcënon Furyn (VIDEO)

Kampioni i peshave të rënda në WBC, Deontay Leshun Wilder, kërkon me çdo kusht një përballje me kampioni e ri botëror në boks, Tyson Fury.

Sport

06/12/2015 18:07

Wilder gjatë një interviste për mediat amerikane, ka kërcënuar britanikun, që javën e kaluar mposhti Wladimir Klitschkon, që për 11 vite ishte i pamposhtur.

“Lufta me mua do të jetë një eksperiencë e keqe për të. Do ta shkatërroj aq shumë, sa nuk do ta njoh as nëna e tij. Mezi po e pres atë ndeshje, unë do ta ndëshkoj atë”, ka deklaruar ai, transmeton Indeksonline.

YouTube player