Wilder ia propozon Joshuas kundërshtarin e radhës

Boksieri amerikan, Deontay Wilder, ia ka propozuar Anthony Joshuas kundërshtarin e radhës, pas anulimit të duelit me Jarrell Miller.

Sport

18/04/2019 23:55

Wilder ka përmendur Luis Ortiz si kundërshtarin perfekt për të zëvendësuar Miller, në kontestuesin e titullit të AJ.

Jarrell Miller ka dështuar në testet e drogës, duke humbur kështu licencën e tij për të boksuar dhe Joshua duhet të gjej një tjetër sfidues.

Për duelin që do të zhvillohet më 1 qershor, e që do të jetë debutimi i AJ në ringun amerikan, Ortiz mund të jetë kundërshtari, sipas Wilder, por edhe promotori i Joshua, Eddie Hearn e ka përmendur më parë boksierin.

“Nga të gjithë boksierët, Luis Ortiz do të ishte njeriu që do të ishte i gatshëm. Ortiz gjithmonë stërvitet” ka thënë Wilder për ‘Metro’, transmeton lajmi.net.

“Pas duelit me mua, ai vazhdoi të stërvitej. Ai vazhdoi të bënte diçka, ai priste për thirrjet” ka thënë tutje ‘bomberi i bronztë’.

Në duelin e 1 qershorit, tre tituj do të jenë në garë, me 30 milionë për Joshuan dhe 5 milionë për Miller (zëvendësuesin). /Lajmi.net/