Wilder i përgjigjet Furyt: Nëse dalin fjalët tua, unë pensionohem
Deontay Wilder ka futur edhe pensionimin në ekuacion, para revanshit me Tyson Fury.
Sport
Fury dhe Wilder po përgatiten për revanshin e madh të shkurtit, ku do të kontestohet titulli i WBC.
Para këtij dueli, lufta e fjalëve është ajo që po vazhdon mes dy boksierëve, të cilët nuk kursejnë asgjë për njëri tjetrin.
Fury ka insistuar se do ta nokautojë kampionin e WBC përbrenda dy raundeve të para, kurse përgjigja e amerikanit ka qenë epike.
“Askush nuk e beson atë. Ai thotë se do të më nokautojë në raundin e dytë. Është gjë që nuk besohet” ka thënë Wilder, transmeton lajmi.net.
“Kam edhe gjashtë vite karrierë në sport, por nëse ai më rrëzon në raundin e dytë? Më nokauton? Unë mbaroj. Unë i jap fund. Pikë” ka thënë tutje ‘Bomberi i bronztë’.
Mbetet të shihet nëse Wilder do të nokautohet pas dy raundeve dhe t’i jap fund karrierës së tij. /Lajmi.net/