Wilder – Fury, me tensione dhe provokime bëhen edhe matjet zyrtare

Deontay Wilder dhe Tyson Fury kanë bërë edhe matjet e fundit zyrtare një ditë para meçit më të rëndësishëm të vitit 2018.

Sport

01/12/2018 10:21

Ashtu edhe siç pritej, siç edhe ndodhi në konferencën e fundit për media, edhe matjet zyrtare nuk kanë kaluar pa tensione dhe provokime mes dy boksierëve.

Lufta mes Deontay Wilder dhe ish kampionit të botës në boks në peshat e rënda, Tyson Fury, zhvillohet në qytetin e Los Anxhelos në orët e para të mëngjesit të së dielës sipas kohës tonë lokale.

Deontay Wilder që peshoi vetëm 96 kilogramë, ka lënë të kuptohet se edhe këtë meç do ta fitojë me nokaut.

33 vjeçari ka gjithsej 40 meçe në karrierë, dhe 39 prej tyre i ka të fituara me nokaut.

“Tyson Fury është i tmerruar nga unë. Prisni një nokaut brutal”, ka theksuar Wilder para matjes zyrtare, përcjell ‘lajmi.net’.

Në anën tjetër, deklaratat nuk kanë munguar as nga ish kampioni i botës, Tyson Fury, që peshoi 106 kilogramë dhe i cili rikthimin e tij në boks pas gjithë atyre problemeve, e cilëson si rikthimin më të madh që ka njohur historia./Lajmi.net/

YouTube player