Wijnaldum pritet që sot të udhëtojë në Romë për testet mjekësore

Georgino Wijnaldum është shumë afër kalimit në formë huazimi te skuadra e Romës. Sipas Gianlucca Di Marzio, lojtari pritet të udhëtojë sot në kryeqytetin italian, për ta kompletuar huazimin e tij te Paris Saint Germain. Mesfushori nuk është i kënaqur me situatën që po e kalon me kampionët e Francës dhe është duke e pritur…

Sport

04/08/2022 14:29

Georgino Wijnaldum është shumë afër kalimit në formë huazimi te skuadra e Romës.

Sipas Gianlucca Di Marzio, lojtari pritet të udhëtojë sot në kryeqytetin italian, për ta kompletuar huazimin e tij te Paris Saint Germain.

Mesfushori nuk është i kënaqur me situatën që po e kalon me kampionët e Francës dhe është duke e pritur momentin e duhur për t’u larguar.

Ndonëse ditëve të fundit u raportua për një mospajtim në lidhje me çështjen e pagesës së lojtarit, ky problem tash duket se ka kaluar dhe është gjithçka gati për t’u firmosur. /Lajmi.net/