Whyte shpjegon se si Jarrell Miller mund ta mposhtë Joshuan: Nuk do të isha i shokuar

Dillian Whyte beson se Jarrell Miller mund ta mposhtë Anthony Joshuan, por ka një këshillë për amerikanin se si duhet bërë kjo.

Sport

15/02/2019 19:01

Joshua do të mbrojë titujt e IBF, WBA, dhe WBO kundër Miller, më 1 qershor, në ‘Madison Square Garden’.

Britaniku nuk është shfaqur në ring që nga viti 2017, muaji shtator, kur triumfoi ndaj Alexander Povetkin, por tani është afër debutimit në ShBA.

Sipas Whyte, Miller mund ta befasojë Joshuan, por duhet të pres që këtë ta bëjë në raundet e fundit.

“Nuk do të isha i befasuar nëse Miller e mposhtë Joshuan” ka thënë Whyte për “Sky Sports”, transmeton lajmi.net.

“Miller duhet të qëndrojë deri në raundet e fundit të ndeshjes, në mënyrë që ta befasojë britanikun” ka thënë tutje boksieri britanik.

“Nuk do të isha i shokuar. Nuk do të isha i surprizuar nëse Miller e mposhtë atë” ka thënë ndër të tjerash Whyte.

Miller është i pamposhtur në karrierën e tij, duke fituar në 23 ndeshje dhe duke barazuar në një tjetër, por akoma nuk është përballur me boksierë të nivelit të AJ. /Lajmi.net/