Whyte nuk zmbrapset: Dua të luftoj akoma me më të mirët
Dillian Whyte ende dëshiron të 'luftojë më të mirët' dhe mund të synojë revansh me Tyson Fury dhe Anthony Joshua ose një luftë kundër Deontay Wilder.

Sport
Whyte i tha Sky Sports se duhet të kishte marrë ‘kohë shtesë për t’u rikuperuar’ pasi u gjuajt në tokë nga Fury në raundin e gjashtë të meçit të së shtunës mbrëma.
“Unë ende dua të luftoj më të mirët”, tha Whyte për Sky Sports.
“Dëgjoni, fitoni, humbisni ose barazoni të shtunën, do të kisha disa ndeshje të tjera kundër djemve më të mirë dhe më pas do të tërhiqesha. Unë ende dua të bëj të njëjtën gjë. Asgjë nuk ka ndryshuar”, shtoi tutje ai.
“Unë nuk e di se çfarë po bën Wilder. Më duhet vetëm të kthehem dhe dua të luftoj përsëri me të gjithë ata me të cilët kam humbur dhe të përpiqem të hakmerrem për humbjet e mia. Njëqind për qind [mund të fitoj një titull botëror]. Edhe ai [Fury] e tha vetë, unë do të jem kampion bote një ditë, kështu që le të shohim”, përfundoi boksieri, transmeton lajmi.net.
Para meçit me Whyte, Fury e kishte paralajmëruar largimin nga boksi. Të njëjtën gjë e la të kuptohet edhe pas përfundimit të përballjes, në një prononcim para gazetarëve.
Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë shans të dytë për Whyte. /Lajmi.net/