Whyte ka frikë se Tyson mund të vdes në ring, nëse i rikthehet boksit

Dillian Whyte ka komentuar mundësinë që Mike Tyson të kthehet në ringun e boksit.

Sport

01/06/2020 14:30

Ditëve të fundit kanë qarkulluar foto dhe video të Mike Tyson teksa stërvitej, ku ai shihej në një formë të shkëlqyer fizikisht.

Ish kampioni i peshave të rënda tregonte shpejtësi dhe forcë të madhe, përkundër 53 viteve mbi supe.

Por, përkundër kësaj, Whyte ka frikë se rikthimi i tij mund të jetë tragjik dhe ai të ndërrojë jetë në ring.

“Është budallallëk. Nëse ata nuk mund të caktojnë një luft me mua për tri vite, pse dreqin ata do të caktojnë një duel me një burrë 53 vjeçar dhe një 31 vjeçar?”, ka thënë Whyte fillimisht, transmeton lajmi.net.

“Po sikur ai të kthehet dhe të ndërrojë jetë në ring? Çfarë do të ndodhë atëherë?”, shtoi britaniku.

“Tashmë kemi mjaftueshëm errësirë dhe mjaftueshëm baltë mbi sportin, ne nuk kemi nevojë për më shumë”, ishin fjalët e Whyte.

Tyson pensionohej nga boksi në vitin 2005, kur mposhtej në duelin e tij të fundit, kundër Kevin McBride. /Lajmi.net/