Whitney Houston do të rikthehet me turne!

Një hologram i këngëtares Whitney Houston do të kthehet dhe do bëjë një turne botëror në vitin 2016.

ShowBiz

14/09/2015 16:59

E ndjera Whitney Houston do të rikthehet me performancë, dhe atë në një turne botëror.

Turneu po planifikohet të organizohet në vitin 2016 ndërsa këngëtaren do ta ‘ringjallë’ një hologram, transmeton lajmi.net.

Turi do të fillojë me koncerte në Shtetet e Bashkuara, për të vazhduar më pas në gjithë botën, ku do të këndohen hitet më të njohura të artistesm, ndërsa hologramit pritet t’i bashkohet edhe një mysafir special.

Kjo nuk është hera e parë që një artist ‘riktheth nga të vdekurit’ përmes kësaj teknologjie, pasi reperi 2Pac dhe mbreti i muzikës pop, Michael Jackson kanë performuar në të njëjtën mënyrë pas vdekjes./Lajmi.net