WhatsApp së shpejti me disa ndryshime rrënjësore

WhatsApp po planifikon të sjellë një sërë karakteristikash të reja si reklamat në sektorin e 'Status' dhe modalitetin e errët në aplikacion.

Auto & Tek

26/05/2019 17:25

Këtë e ka bërë të ditur vetë kompania e ‘Facebook’, e cila ka njoftuar se po i teston karakteristikat, me shpresën se do rezultojnë me sukses, transmeton lajmi.net.

WhatsApp ka testuar dhe zhvilluar një sërë veçorish në kanalin e tij beta, duke përfshirë modalitetin e errët, shfletimin e faqeve brenda aplikacionit,, cilësimet e privatësisë së grupit.

Gjithashtu është konfirmuar se Statusi do të “pushtohet” nga reklamat në vitin 2020.

‘Facebook’ është përkujdesur edhe për sigurinë e përdoruesve, gjersa ka pohuar se do ua mundësojë atyre që të bllokojnë bërjen “screenshot” të bisedës, si dhe autorizimin nëpërmjet gjurmëve të gishtave.

Ende nuk është bërë përcaktuar një version i aplikacionit, i cili do të bëjë inicimin për herë të parë të këtyre veçorive të reja. /Lajmi.net/