WhatsApp ju lejon që të heshtni bisedat përgjithmonë
WhatsApp më në fund ka azhurnuar aplikacionin e tij të mesazheve në mënyrë që përdoruesit të mund të heshtin bisedat përgjithmonë.
Auto & Tek
Më parë, përdoruesit ishin në gjendje të heshtnin vetëm një bisedë ose një bisedë në grup deri në një vit, transmeton lajmi.net.
Tani opsioni për të heshtur një bisedë për 365 ditë është zëvendësuar me një buton që thotë “Gjithmonë”.
Në mënyrë që të heshtin një bisedë në WhatsApp, përdoruesit do të duhet të shkojnë në bisedën e dëshiruar, të zgjedhin butonin ‘Mute’ dhe më pas të shtypin ‘Always’.
Karakteristika e re është në dispozicion për përdoruesit e iPhone dhe Android. Ky nuk është ndryshimi i vetëm që WhatsApp po bën në platformën e saj.
Shërbimi i mesazheve në pronësi të Facebook po sjell gjithashtu thirrje zanore dhe video në versionin desktop të aplikacionit të bisedës. /Lajmi.net/