Westerwelle vuan nga leukemia akute
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Guido Westerwelle është sëmurë nga leukemia, njoftuan mediet gjermane.
Bota
Udhëheqësi i zyrës së Fondacionit të Westerwelles, Alexander Vogel deklaroi për mediumet gjermane në Berlin se ish-shefi i diplomacisë gjermane, 52-vjeçari Guido Westerwelle vuan nga leukemia akute. Ai është anëtar i Partisë Liberale gjermane.
Westerwelle i është nënshtruar kurimit me qëllim të shërimit të plotë, tha Vogel, duke lutur gazetarët që të mos shtrojnë pyetje shtesë për gjendjen shëndetësore të ish-kreut të diplomacisë së Gjermanisë, i cili edhe derisa ishte në këtë post pati bërë të ditur lidhjen e tij homoseksuale.