Westbrook kalon tek Houston, CP3 shkon tek Oklahoma

Russell Westbrook është lëvizja e fundit në NBA.

Sport

12/07/2019 08:02

Ligës më të fortë të basketbollit në botë, NBA, i është shtuar edhe një ‘Super duo’, me Westbrook që i është bashkuar skuadrës së Houston Rockets, gjithnjë sipas raportimeve të Adrian Wojnarowski të ‘ESPN’, transmeton lajmi.net.

Sipas këtyre raportimeve, organizatori i Oklahoma City Thunder do të kalojë tek Houston, në një marrëveshje që përfshinë gjashtë lojtarë.

Westbrook do t’i bashkohet skuadrës së Rockets, kurse OKC përfiton Chris Paul, si dhe zgjedhjet e para të draftit në 2024 dhe 2026, plus ndërrime në draft në vitet 2021 – 2025.

Kështu, Westbrook dhe James Harden tashmë do të jenë pjesë e një skuadre, për t’iu shtuar listës së super dysheve të krijuara këtë verë.

Kujtojmë se Harden e Westbrook kishin luajtur krahë njëri tjetrit edhe më parë, asokohe tek Oklahoma City Thunder. /Lajmi.net/