West Ham do të bëjë ‘pamundurën’ për të nënshkruar me Lingard

Jesse Lingard ka gjetur formën e tij më të mirë në West Ham, pasi nuk kalonte aspak mirë në klubin e Manchester United.

Sport

08/04/2021 10:57

Lingard është transferuar te West Ham në formë huazimi deri në fund të sezonit, pa e përfshirë pjesën e opsionit të blerjes, transmeton lajmi.net.

‘Çekanët’ tani do mundohen të bëjnë gjithçka që duhet për të arritur një marrëveshje me ‘Djajtë e Kuq’ për nënshkrimin e anglezit.

Sipas Sky Sports, West Ham janë të kënaqur me përformancat fantastike të Lingardit dhe po kërkojnë një çmim për të.

Pozicioni i Djajve të Kuq ende nuk është përcaktuar, por ata me siguri do ta konsideronin shitjen e lojtarit në momentin kur vlera e tij ka arritur kulmin./Lajmi.net/