West Ham befason Arsenalin, shënon fitore para tifozëve të vet

Arsenal ka pësuar një humbje të befasishme ndaj West Ham United.

Sport

12/01/2019 15:21

West Ham shënoi fitore të madhe para tifozëve të vet, duke arritur që të triumfojë ndaj Arsenal me rezultatin minimal 1:0.

Ishte Felipe Anderson nga më të dalluarit tek vendasit, i cili shkaktoi telashe të mëdha për mbrojtjen e “Gunners”.

Golin e vetëm në këtë takim e realizoi Declan Rice, kur po luhej minuta e 48 e takimit, shkruan lajmi.net.

Arsenal pati dy mundësi të mira për  të barazuar rezultatin me anë të Pierre Emerick Aubameyang, por ky i fundit dështoi që të konkretizojë mundësitë e krijuara.

Arsenal mbetet në kuotën e 41 pikëve, duke i dhënë mundësi Manchester United që të barazohen me pikë nëse këta të fundit shënojnë fitore.

West Ham në anën tjetër ngjitet në pozitën e 8, me 31 pikë të grumbulluara pas 22 xhirove. /Lajmi.net/