West Ham 1:1 Liverpool, notat e lojtarëve

Ka përfunduar edhe ndeshja e fundit e xhiros së 25-të në Premierligë.

Sport

04/02/2019 23:03

Liverpool ka dështuar të marrë tri pikë në udhëtim kundër West Ham United, duke luajtur baras me rezultatin 1:1.

Golin për skuadrën e Liverpool e shënoi Sadio Mane, në minutën e 22’, shkruan lajmi.net.

Goli i barazimit erdhi shumë shpejtë, pas gjashtë minutave lojë, nga Michail Antonio, gol i cili vendosi edhe rezultatin përfundimtar.

Ky barazim ishte një dhuratë e madhe për Manchester City,  të cilët tash afrohen në vetëm tri pikë me liderët nga ‘Anfield’.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell notat e lojtarëve për ndeshjen e sotshme, sipas ‘WhoScored’. /Lajmi.net/