Werner: Ndihem fajtor për shkarkimin e Lampard, nëse do shënoja më shumë, ndoshta ai do ishte këtu

Sulmuesi i Chelseas, Timo Werner thotë se ndihet fajtor për shkarkimin e trajnerit Frank Lampard.

Sport

28/02/2021 17:52

Chelsea vendosi ta shkarkojë Lampardin pas një seri rezultatesh negative, duke e zëvendësuar me Thomas Tuchelin, përcjellë lajmi.net.

Së fundmi, gjermani ka folur për teknikun anglez, derisa u shpreh se ndihet fajtor.

“Kur vjen këtu të luash si sulmues dhe të jesh njeri që shënon golat, sigurisht ndihem më faj se kam humbur shumë shanse”.

“Për klubin, trajnerin e vjetër dhe për mua sepse doja të shënoja gjithë kohën, sa më shumë që të jetë e mundur”.

“Sigurisht, nëse do shënoja katër ose pesë gola ndoshta trajneri i vjetër do ishte ende këtu sepse do kishim fituar dy ose tri ndeshje më shumë, por nuk mund të shohësh shumë në të kaluarën sepse kemi shumë ndeshje përpara”, deklaroi ai.

Chelsea është duke shkëlqyer nën urdhrat e Tuchelit duke mos ditur ende për humbje./Lajmi.net/