”Werner do të transferohet te Tottenham”, shakaja e Leipzig që zemëroi tifozët e Liverpool

Faqja zyrtare e Leipzigut në Twitter ka bërë shaka në lidhje me largmin e Timo Wernerit nga skuadra gjermane.

Sport

12/02/2020 12:57

Nënkampioni i Bundesligës, përmes një tweeti, njoftoi se sulmuesi do të largohet në verë në drejtim të Tottenham Hotspur.

Shkrimi ishte si përgjigje ndaj zërave se gjermani do të transferohet në Liverpool, përcjell lajmi.net.

‘’Ai do të largohet në drejtim të Tottenhamit’’, ishte shkrimi që shtangu shumë prej tifozëve të ekipit.

Një ‘transferim’ i tillë nuk u prit mirë as nga fansat e Liverpoolit, pasiqë ende shpresojnë të nënshkruajnë me lojtarin.

Reagimi epik për aq kohë sa zgjati ishte ndër lajmet më shokante të ditës, derisa u demantua nga vetë Leipzigu.

Werner gjatë këtij sezoni ka qenë pikë referimi për skuadrën gjermane, duke realizuar 25 gola në 30 ndeshje. /Lajmi.net/