Werderi pëson me rezultat të thellë, rrezikon seriozisht rënien në Bundesliga 2

Werder Bremen ka pësuar me rezultat të thellë 0:3 në shtëpi nga Eintracht Frankfurt, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 29-të të Bundesligës.

Sport

03/06/2020 22:25

Milot Rashica që këtë ndeshje u paraqit vetëm në pjesën e dytë, nuk ka mundur të ndihmojë skuadrën e tij që të evitojë një tjetër rezultat dëshpërues.

Golat e fitores mysafirët i shënuan në pjesën e dytë.

Andre Silva shënoi në minutën e 61’ për 0-1, ndërsa Stefan Ilsanker u përkujdes për rezultatin përfundimtar, kur shënoi dy gola, në minutat 81’ dhe 90’.

Me këtë humbje, Werder mbetet në vendin e 17 me 25 pikë, ndërsa xhiron e ardhshme pret Wolfsburgun në shtëpi./Lajmi.net/