Werder gjunjëzohet në fund, Wolfsburg del me tri pikët
Werder Bremen po shkon pashmangshëm drejt rënies nga Bundesliga.

Sport
Skuadra në të cilën aktivizohet Milot Rashica është mposhtur nga Wolfsburg, me rezultatin minimal 0:1, shkruan lajmi.net.
Ndeshja u vendos tek në 10 minutat e fundit, kur mysafirët kapën të papërgatitur mbrojtjen e nikoqirëve.
Ishte Wout Weghorst ai që realizoi për 0:1, kur po luhej minuta e 82’ e këtij takimi, shkruan lajmi.net.
Me këtë fitore, Wolfsburg merr pozitën e gjashtë dhe mbanë në maksimum shpresat për një vend në ‘Play Off’ të Ligës së Evropës.
Werder Bremen në anën tjetër mbetet me 25 pikë në pozitën e parafundit në tabelë, 6 pikë larg vendit që mbanë në Bundesliga. /Lajmi.net/