Werder dhe Heidehnheim luajnë pa gola në ndeshjen e parë të barazhit – gjithçka vendoset në ndeshjen e kthimit

Werder Bremen dhe Heidenheim kanë luajtur baras pa gola.

Sport

02/07/2020 22:22

Skuadra e Milot Rashicës, Werder Bremen, nuk ka shfrytëzuar dot avantazhin e terrenit në barazhin për të qëndruar në Bundesliga, shkruan lajmi.net.

Në përballjen kundër Heidenheim, Bremen nuk arriti më shumë se një barazim pa gola 0:0.

Me këtë rezultat, tashmë gjithçka mbetet të vendoset në ndeshjen e dytë.

Ndeshja e kthimit luhet në shtëpinë e Heidenheim. I vetmi avantazh i Bremen mund të jetë goli që mund të shënohet si mysafirë, e që nuk u bë nga Heidenheim.

Duhet pritur ndeshja e dytë për të parë se kush do të luajë në Bundesliga sezonin tjetër; Werder apo Heidenheim. /Lajmi.net/