Werder Bremen transferon yllin e Dortmund, Rashica me shok të ri skuadre

Skuadra e Werder Bremen ka kryer një transferim të madh para fillimit të sezonit në Bundesliga.

Sport

11/08/2019 10:45

Bremen, ku paraqitet edhe ylli i Kosovës, Milot Rashica, kanë transferuar yllin e Dortmund, Omer Toprak, njofton faqja zyrtare e skuadrës, transmeton lajmi.net.

Lojtari do t’i bashkohet skuadrës vetëm në formë huazimi, për edicionin e ri 2019/20.

Bremen ka të drejtën e blerjes së lojtarit, i cili paraqitet edhe me kombëtaren e Turqisë.

Toprak aktivizohet si qendër mbrojtës dhe pritet të jetë ndihmë e madhe për Bremen, pasi skuadra ngecte në fazën defensive. Faza ofensive shkëlqente me Rashicën në top formë. /Lajmi.net/