Werder Bremen konfirmon sa do të mungojë Rashica

Werder Bremen ka konfirmuar lëndimin e Milot Rashicës.

Sport

20/08/2019 15:52

Ylli i Kombëtares së Kosovës, ka pësuar një lëndim në ndeshjen e javës së parë në Bundesligë.

Djaloshi nga Vushtrria pati një fillim të mbarë duke regjistruar asistimin e parë te goli i parë i Werderit këtë sezon në Gjermani, shkruan lajmi.net.

Por në vazhdim të ndeshjes, ai u detyrua të largohej nga fusha, shkaku i lëndimit saktësisht në minutën e 66′.

Lëndimin e Rashicës e ka konfirmuar edhe skuadra e Werder Bremen, që ka dalë me një komunikatë zyrtare.

Klubi gjerman konfirmon se 22-vjeçari ka probleme serioze me muskujt dhe do mungojë disa javë.

Me shumë mundësi, Rashica do t’i mungoj Kosovës për dy ndeshjet e shtatorit, ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë, në kuadër të kualifikimeve Euro 2020. /Lajmi.net/