Wenger te Bayerni? Trajneri francez zbulon gjithçka

9:55 | 11 Nentor 2019

Arsene Wenger zbuloi se nuk do të marrë përsipër punën si trajner i Bayern Munich përkundër konfirmimit se atij iu afruan gjigantët e Bundesligës.

Bayern shkarkoi Niko Kovac pas një humbje 5-1 ndaj Eintracht Frankfurtit në fillim të këtij muaji dhe ish-menaxheri i Arsenalit Wenger ishte i lidhur me një kalim në ‘Allianz Arena’.

Sidoqoftë, 70-vjeçari – i cili ka qenë papunë që pas largimit nga Arsenali në maj të vitit të kaluar – vendosi vetë që të mos merrte përsipër drejtimin e kampionëve të Bundesligë, përcjell lajmi.net.

“Unë jam jashtë kësaj. Para së gjithash, unë kurrë nuk kam qenë kandidat. Më janë afruar dhe nuk jam duke kërkuar punë”, tha Wenger për beIN Sports. “Unë nuk jam kandidat për këtë punë”.

I pyetur nëse kjo do të thotë se ai i ka dhënë fund menaxhimit, Wenger tha: “Jo, jo domosdoshmërisht”.

‘Bavarezët’ aktualisht po udhëheqën nga asistenti Hansi Flick, i cili ka shumë mundësi të mbetet trajner deri në fund të sezonit. /Lajmi.net/