Wenger: Real Madrid – FIFA, kjo do të ndodhë

Arsene Wenger ka parashikuar se ankesa e Real Madridit kundër dënimit të FIFA-së do të jetë e suksesshme.

Sport

15/01/2016 11:39

Real Madrid do të jetë i suksesshëm me ankesën ndaj dënimit të FIFA-së që ua pamundëson përforcimet deri në verën e vitit 2017, sipas Arsene Wenger.

Komisioni Disiplinor i FIFA-së, ka dënuar Real Madridin dhe Atletico Madridin për shkeljen e rregullave të transferimit ndërkombëtar dhe regjistrimin e futbollistëve nën moshën 18-vjeç.

Por, menaxheri i Arsenalit beson se ankesa e “Los Blancos” do të jetë e suksesshme.

“Ata do të ankohen”, deklaroi Wenger, përcjell “Lajmi.net”.

“Ata do ta anulojnë dënimin dhe do të kenë sërish të drejtë të blejnë futbollistë në dy afatet e ardhshme kalimtare. Kjo do të ndodhë”, u shpreh ai.