Wenger po kalon te gjiganti evropian

Arsene Wenger pritet që shumë shpejtë t’i rikthehet futbollit.

Sport

10/03/2019 19:08

Arsene Wenger është aktualisht i papunë, pas largimit nga Arsenali në verën e kaluar.

Pas 22 vitesh te skuadra londineze, trajner francez mori vendim që të bëjë një pushim një vjeçar, por që në këtë verë ka paralajmëruar se do të rikthehet në futboll, përcjell lajmi.net.

Wenger po rikthehet në futboll, por tani jo si trajner, por si drejtor sportiv i PSG-së.

Francezi është joshur me sa duket nga oferta e parisienëve, andaj do ta marrë postin e drejtori, duke u larguar nga zeja e trajnerit. /Lajmi.net/