Wenger mirëpret dënimin e Barcelonës

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka mbështetur vendimin e FIFA-së për dënimin e Barcelonës nga shitblerja e futbollistëve për dy afatet e ardhshme kalimtare. Gjiganti katalan u dënua nga Federata botërore pasi u shpall fajtor për shkelje të rregullave në transferimin dhe regjistrimin e disa futbollistëve të grupmoshës U-18. Wenger beson se FIFA mori vendimin…

Sport

04/04/2014 13:50

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka mbështetur vendimin e FIFA-së për dënimin e Barcelonës nga shitblerja e futbollistëve për dy afatet e ardhshme kalimtare.

Gjiganti katalan u dënua nga Federata botërore pasi u shpall fajtor për shkelje të rregullave në transferimin dhe regjistrimin e disa futbollistëve të grupmoshës U-18. Wenger beson se FIFA mori vendimin e duhur.

“Sigurisht se ata nuk i kanë respektuar rregullat. Rregulla është shumë e thjeshtë, ju nuk mund të transferoni futbollistë në moshën 16-vjeç përderisa prindërit e tyre nuk zhvendosen nga njëri shtet në tjetrin për arsye profesionale, andaj pa dyshim se kjo krijon një debat, a lëvizin prindërit për arsye profesionale apo jo?”, deklaroi Wenger në konferencë për shtyp.

“Në këtë rast, FIFA ka vlerësuar se prindërit kanë lëvizur për arsye të lidhura me futbollin dhe kështu shqiptuan dënimin sepse ata nuk i kanë respektuar rregullat”.