Wenger: Largimi i Neymar do kishte ngjallur eksod te PSG-ja

Arsene Wenger beson se disa yje të PSG-së do t’i bashkoheshin Neymar nëse braziliani do të ishte larguar nga klubi këtë verë.

Sport

03/09/2019 08:47

27-vjeçari ishte lidhur fort me një largim nga klubi i Ligue 1, me Real Madrid dhe ish-klubin Barcelona që kërkonin të nënshkruanin me të.

Por pas një sage të gjatë, Neymar tani do të qëndrojë me kampionët francezë, transmeton lajmi.net.

“Unë mendoj se ai është një nga lojtarët më të mirë në botë dhe jam i lumtur që ai po qëndron në PSG”, tha Wenger.

“Sepse kur humbni një nga dy ose tre lojtarët tuaj më të mirë në botë, ligji në botën tonë është që vitin e ardhshëm të humbni tjetrin”.

“Është shumë e vështirë të kesh lojtarë që bëjnë ndryshime, edhe kur keni shumë para”.

”Nëse keni ata lojtarë, duhet t’i mbani e jo t’i largoni”, shtoi francezi. /Lajmi.net/