Wenger: Ky lojtar do ta fitojë Topin e Artë

Arsene Wenger mendon se Lionel Messi do ta fitojë Topin e Artë për vitin 2015.

Sport

11/01/2016 11:11

Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Neymar, janë finalistët e ‘Topit të Artë’, fituesi i të cilit do të mësohet sot nga ora 18:30.

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, beson se Lionel Messi do të jetë fitues i këtij çmimi.

“Jam armik i madh i Topit të Artë.  Është e sigurtë që Messi do ta fitojë, edhe pse s’jam adhurues i madh i çmimit”, deklaroi francezi, përcjell Lajmi.net.

Ai kishte thënë në të kaluarën se çmimet individuale si Topi i Artë ua shkatërrojnë karrierën lojtarëve.