Wenger: Ky futbollist shqiptar ka përdorur doping

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka akuzuar mesfushorin e Dinamo Zagrebit, Arjan Ademi për përdorim të substancave të ndaluara në ballafaqimin e tyre në Ligën e Kampionëve.

Sport

20/10/2015 11:21

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka akuzuar mesfushorin e Dinamo Zagrebit, Arjan Ademi për përdorim të substancave të ndaluara në ballafaqimin e tyre në Ligën e Kampionëve.

“Ka qenë befasuese se si një lojtar mund të jap kontribut aq të madh. Më pas doli e vërteta e asaj skene. Por unë mendoj se nuk ka qenë vetëm Arjan Ademi i stimuluar sepse të njëjtën gjë e kanë bërë edhe disa futbollistë të Dinamo Zagrebit”, ka dekaruar Wenger.

“Besoj që UEFA do të kryej drejt punën e saj. Është e vështirë të luash ndaj një skuadre të stimuluar, për këtë mendoj se ishim të pafat dhe jemi pa pikë në dy ndeshjet e para” ka shtuar ish trajneri i Monacos.