Wenger: Ja pse nuk e transferova Di Marian

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka bërë të ditur se nuk e transferoi Angel Di Marian si 17-vjeç për shkak se nuk arriti t’ia sigurojë lejen e punës

Sport

23/01/2015 09:47

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka njoftuar se nuk e transferoi Angel Di Marian si 17-vjeç për shkak se nuk arriti t’ia sigurojë lejen e punës.

Reprezentuesi argjentinas iu bashkua Manchester Unitedit nga Real Madrid për rekord të futbollit anglez 75 milionë euro.

Mirëpo, ai ishte afër kalimit në Londër më 2007, para se të nënshkruajë për Benfican, nga Rosario Central.

“Kur e identifikuam Di Marian në moshën 17-vjeç, ne deshëm që ai të vinte këtu por ai shkoi nga Portugali dhe nga Portugalia në Spanjë. Pse? Sepse këtu nuk arriti të merrte lejen e punës. Kjo nënkupton se ai mund të vjen në Angli vetëm kur vlen një shumë të madhe parash”, u shpreh ai.