Wenger i thotë ‘PO’ Bayern Munichut

Arsene Wenger e dëshiron postin e trajnerit te Bayern Munich.

Sport

27/11/2018 12:09

Arsene Wenger po rikthehet në futboll, andaj po shpreson që të ulet në stolin e Bayern Munich.

Trajneri francez u largua në verë nga Arsenali pas 22 vitesh, andaj ai kërkon të rikthehet në zejen e trajnerit para afatit të janarit, përcjell “lajmi.net”.

Wenger është në radarin e Bayern Munich, andaj me gjasë Niko Kovac do të shkarkohet me fillim të muajit të ardhshëm.

Bavarezët janë në vendin e pestë në Bundesligë, nëntë pikë pas Dortmundit që është lider, andaj kërkojnë që Wenger t’i udhëheqë në pjesën tjetër të mbetur të sezonit. /Lajmi.net/