Wenger i kundërpërgjigjet Mourinhos: Ndihem sikur jam në kopsht me të

Menaxheri legjendar i Arsenalit, Arsene Wenger, së fundmi publikoi autobiografinë e tij, në të cilën ai nuk përmend rivalin e tij të madh Jose Mourinho.

Sport

20/10/2020 10:03

Special One e komentoi atë në stilin e tij dhe tha se nuk e përmendi atë, sepse ”Wenger kurrë nuk e mundi atë në duelët e ndërsjellë”.

“Unë nuk jam në libër sepse ai kurrë nuk më ka mposhtur. Ju nuk do të keni një kapitull të veçantë për 12 ose 14 ndeshje në të cilat nuk keni fituar”, tha Mourinho, transmeton lajmi.net.

Nuk vonoi shumë dhe një përgjigje nga Wenger i cili kishte diçka për t’i thënë portugezit.

“Nuk më intereson. Është një provokim i vazhdueshëm. Ndihem sikur jam në kopsht me të. Por kjo është pjesë e personalitetit të tij. E mposhta dy herë. Kishte shumë barazime gjithashtu”, tha Wenger. /Lajmi.net/