Wenger harron Benzeman, kërkon Cavanin

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka kthyer vëmendjen tek transferimi i sulmuesit të Paris Saint-Germain, Edinson Cavani, pas dështimit për blerjen e Karim Benzemas nga Real Madrid.

Merkato

25/08/2015 10:57

Arsene Wenger ka pranuar se sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema nuk do të transferohet në Arsenal.

Por, strategu francez nuk i ka ndalur përpjekjet për transferimin e një golgeteri të ri në Emirates.

Andaj, sipas mediave britanike ai ka kthyer vëmendjen tek ylli i Paris Saint-Germain, Edinson Cavani.

Nuk do të jetë e lehtë, por Wenger do të tentojë deri në fund të afatit kalimtar të verës që ta blejë reprezentuesin uruguaian.