Wenger ‘fluturon’ si Van Persie

Robin van Persie u bë ‘hit’ me kërcimin e tij në golin me kokë në fitoren e Holandës ndaj Spanjës. Por, njësoj si sulmuesi di të reagojë edhe Arsene Wenger.

Sport

27/06/2014 15:30

Robin van Persie shënoi një prej golave më të bukur deri më tani gjatë këtij Kampionati botëror në Brazil. Sulmuesi i Holandës realizoi me kokë në mënyrë jashtëzakonisht të bukur, në fitoren 5:1 ndaj Spanjës, në rrethin e parë të Grupit A.

Ky veprim i tij konsiderohet si një prej më të bukurve deri më tani gjatë këtij Botërori. Por, pikërisht një lëvizje të ngjashme me Van Persien e ka bërë edhe ish menaxheri i tij nga Arsenali, Arsene Wenger.

Strategu francez ishte duke pushuar në plazhin Ipanema në Rio de Janeiro dhe zhvilloi një lojë së bashku me ish reprezentuesit francezë, Bixente Lizarazu dhe Christian Karembeu.

Dhe, para një numri të shikuesve, ai u zhyt me kokë në top njësoj sikurse Van Persie.