Wenger – Barcelona, lajmi i fundit nga menaxheri i Arsenalit

Arsene Wenger ka reaguar pas spekulimeve se mund të jetë kandidat për postin e trajnerit të Barcelonës.

Sport

02/03/2017 11:15

Arsene Wenger preferon të mbetet në Arsenal në vend se të emërohet në drejtim të një skuadre tjetër, përfshirë Barcelonën.

Luis Enrique ka vendosur të largohet nga posti i trajnerit të gjigantit katalan, pas përfundimit të këtij sezoni.

Dhe, Wenger është përmendur si një prej kandidatëve për pasardhës të tij.

“Preferenca ime është gjithmonë e njëjta, do të mbetet njësoj”, deklaroi Wenger në konferencë për media para ndeshjes me Liverpoolin, përcjell “lajmi.net”.

“Preferenca ime ka qenë gjithmonë Arsenal. Klubi po ashtu mund të marr një vendim nëse dëshiron dhe unë do ta respektoj atë”, theksoi ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6