Wenger: Arsenali mund ta fitojë titullin me Artetën, pse jo?

Ish-menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenner thotë se Arsenali mund të fitojë Premierligën me Mikel Arteta.

Sport

13/10/2020 15:29

Wenger është i befasuar nga përparimi i ekipit kohët e fundit, dhe kjo konfirmohet nga rezultatet në sezonin e ri.

“Unë vërtet besoj në këtë dhe mendoj se ai u lidh mirë me ekipin. Kemi shpenzuar shumë, kemi blerë lojtarë të mirë, kështu që mendoj se mund ta fitojmë titullin, pse jo?”, tha Wenger.

Të kujtojmë, Arsenali e filloi mirë sezonin dhe pas katër raundeve të para ata kanë tre fitore dhe një humbje nga kampioni Liverpool. /Lajmi.net/