Wenger, a je ti? (Foto)

Në Twitter është publikuar një fotografi e një gruaje duke udhëtuar me tren e cila ngjan shumë me menaxherin e Arsenalit, Arsene Wenger. 

Sport

07/11/2014 14:34

Shumë yje të mëdhenj kanë diku në botë dikë që ngjan shumë me ta dhe duket se tani është gjetur edhe ai, ose më mirë të themi ajo, që ngjan me menaxherin e Arsenalit, Arsene Wenger.

Njësoj si në rastet e yllit të Real Madridit, Gareth Bale, dhe sulmuesit të Chelseas, Diego Costa, edhe Wenger e ka gjetur dikë që i ngjan shumë.

David McCoy, një shfrytëzues i rrjetit social Twitter ka publikuar një fotografi të një gruaje duke udhëtuar me tren e që vërtetë ngjan shumë me Wengerin.

A pajtoheni?