Welbeck “shqelmon” Val Gaalin (Foto)

Sulmuesi i Arsenalit, Danny Welbeck ia ktheu “shqelmin” menaxherit të Manchester Unitedit, Louis van Gaal, i cili e largoi nga klubi në verën e vitit të kaluar.

Sport

10/03/2015 15:46

Louis van Gaal vendosi se Danny Welbeck nuk ishte më i nevojshëm në Manchester United, dhe lejoi largimin e tij nga klubi në verën e vitit të kaluar.

Sulmuesi anglez nënshkroi me rivalin e Premierligës, Arsenal.

Dhe, të hënën mbrëma ai iu hakmor direkt strategut holandez duke realizuar golin e fitores 2:1 ndaj Manchester Unitedit, që e kualifikoi Arsenalin në gjysmëfinalen e FA Cup, kurse i eliminoi Red Devils nga gara.

Andaj, epilogu ka inspiruar artistin Omar Momani të realizojë një karikaturë ku Welbeck ia kthen “shqelmin” Van Gaalit.