Welbeck i pafat, lëndohet tre minuta pas rikthimit nga lëndimi

Danny Welbeck është një nga lojtarët më të pafat në vitet e fundit të futbollit.

Sport

19/10/2019 16:46

Ish anëtari i Arsenal dhe Manchester United nuk po mund t’i hap sytë nga lëndimet e njëpasnjëshme.

Welbeck mungoi për një kohë shumë të gjatë në fushën e blertë, pikërisht si pasojë e dëmtimeve, dhe sapo është kthyer në fushën e blertë, në më pak se katër minuta është obliguar të zëvendësohet.

Tashmë anëtari i Watford pësoi një dëmtim në ndeshjen kundër Tottenham, përcjell lajmi.net.

Mbetet të shihet se për sa kohë do të jetë jashtë fushave lojtari anglez, pas këtij dëmtimi të fundit. /Lajmi.net/