Welbeck e zgjodhi Tottenhamin

Danny Welbeck pritet të largohet nga Manchester United në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës. Sulmuesi anglez mund të transferohet në Tottenham.

Sport

24/08/2014 15:34

Tottenhami është duke e përgatitur terrenin për Danny Welbeck. Futbollisti anglez e ka ndërmend të largohet nga Manchester United gjatë ditëve të ardhshme dhe është në kërkim të ekipit të ri.

Interesim për sulmuesin 23 vjeçar kanë shprehur Spurs, shkruan tabloidi britanik, Mirror.

Për t’i siguruar shërbimet e Welbeck, Tottenhamit i duhen gati 20 milionë euro, të cilën ofertë e ka bërë gati.

Trajneri Louis van Gaal nuk llogarit në shërbimet e përfaqësuesit anglez, i cili do t’i kryente shumë punë trajnerit të Tottenhamit, Maurico Pochettino.