Webb e drejton ndeshjen Real – Bayern

Janë caktuar tashmë gjyqtarët për ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Webb do ta drejtojë ndeshjen Real – Bayern, kurse Erikssonit do t’i takojë dueli ndërmjet Atleticos dhe Chelseat. 

Sport

21/04/2014 21:01

Sezoni i futbollit evropian tashmë po shkon drejt fundit dhe interesimi sa vjen e shtohet. 

Të hënën janë caktuar gjyqtarët të cilët do t’i drejtojnë ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Kështu, ndeshja ndërmjet Atletico Madridit dhe Chelseat, që do të zhvillohet të martën mbrëma, do të drejtohet nga gjyqtari suedez, Jonas Eriksson, i ndihmuar nga bashkëkombësit Klasenius e Warnmark (asistentë të vijës), dhe nga dy gjyqtarët e portës, Johanesson e Strombergsson.

Ndërkaq, sfida e madhe e Santiago Bernabeut ndërmjet Real Madridit dhe Bayern Munichut i është besuar gjyqtarit anglez Howard Webb, i cili konsiderohet si më i miri në botë. 

Atij do t’i asistojnë Mullarkey e Cann si referë anësorë, ndërsa Atkinson e Taylor do të jenë gjyqtarë të portës.