Warriors të pasigurt për gjendjen e Kevin Durant, ylli i skuadrës ngec në stërvitje

Në prag të ndeshjes së pestë finale të ‘Play Off’ në NBA, çështja kryesore është nëse do të luaj ose jo Kevin Durant.

Sport

09/06/2019 15:30

Durant nuk është parë në parket që nga ndeshja e pestë e Warriors kundër Houston Rockets.

Arsyeja kryesore pse kampionët në fuqi e gjejnë vetën në disavantazh prej 3:1 në serinë finale kundër Toronto Raptors, është pikërisht mungesa e Kevin Durant.

Sipas raportimeve të ‘EPSN’, gjendja e lojtarit para ndeshjes së pestë, e cila mund të jetë e fundit, nuk është aspak siç do donin tifozët e GSW, transmeton lajmi.net.

Lojtari ka pasur ngecje gjatë stërvitjes me grupin, duke lënë akoma gjithçka në dyshim, por me situatën më të mundshme që të mos paraqitet.

Sipas raportimeve të gazetarit të ESPN, edhe trajnerët edhe vet lojtari nuk kanë  besim se ai do të jetë i gatshëm.

Në rast se KD nuk luan, Toronto Raptors do të kenë mundësinë e artë që të fitojnë titullin e parë të kampionit. /Lajmi.net/