Warriors të pandalshëm, fitojnë Konferencën e Perëndimit

Golden State Warriors e ka fituar pastër finalen e Konferencës së Perëndimit pas fitores 119-117 ndaj Portland Trail Blazers në ndeshjen e katërt.

Sport

21/05/2019 08:39

‘Luftëtarët’ konfirmuar edhe njëherë dominimin e madh që e kanë në këtë Konferencë, pasi në finalen triumfuan pa asnjë humbje.

Një ndeshje mjaft interesante, e cila u vendos në kohës shtesë, për skuadrën e Stev Kerr më i miri u shfaq Stephen Curry që realizoi 37 pikë, 13 kërcime dhe 11 asistime, përcjell lajmi.net.

Paraqitje të mirë paten edhe Draymond Green me 18 pikë, 14 kërcime dhe 11 asistime, ndërsa Thompson kontribuoi me 17 pikë.

Te Blazers u dallua Meyers Leonard me 30 pikë, 12 kërcime, teksa Damian Lillard dhe McCollum shtuan nga 28 respektivisht 26 pikë.

Warriors pret fituesin e ndeshjes Milwaukee Bucks – Toronto Raptors për t’u takuar në finalen e madhe. /Lajmi.net/