Warriors shtyen festën e Raptors, KD pëson tjetër lëndim

Toronto Raptors do të duhet të presë për lojën e 6 për t'u kurorëzuar si kampion i NBA pas një humbjeje 106-105 nga Golden State Warriors në ndeshjen e 5-të dhe duke e çuar serinë në 3-2.

Sport

11/06/2019 08:05

Kawhi Leonard sërish pati paraqitje të shkëlqyeshme, duke shënuar 10 pikë në minutën e fundit të lojës, e duke shtuar 26 tjera në tërësi.

Stephen Curry udhëhoqi ‘Luftëtarët’ drejt triumfit me 31 pikë. Gjashtë lojtarë të Raptors shënuan pikë të dyfishta, transmeton lajmi.net.

Saktësia në tre pikësha ishte diferenca në ndeshjen e 5-të, me Warriors që realizuan 20 nga 42 tentime për treshe, ndërsa Raptors shënuan vetëm 8 tre pikësha.

Gjithsesi, kokëdhimbja për kampionët aktual vazhdon sërish.

Kevin Durat ka pësuar një tjetër lëndim dhe u largua herët në çerekun e dytë. Me shumë mundësi, ai do t’i humb ndeshjet e tjera finale. /Lajmi.net/